Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet italiane bllokojnë ekstradimin e Davide Pecorrellit


Autoritetet ligjzbatuese italiane kanë bllokuar ekstradimin e Davide Pecorellit.

Sipërmarrësit 46-vjeçar nga San Giustino, i cili kishte humbur gjurmët e tij në Shqipëri në janar 2021, rrezikon tetë vjet burg. Pecorelli, akuzohet nga hetuesit shqiptarë për mashtrim, përdhosje të varreve, për pengim të hetimeve dhe për shkatërrim të pronës me zjarr.

Prokuroria e Pukës vijon hetimet për të identifikuar “bashkëpunëtorët” e mundshëm që mund të kenë ndihmuar Pecorellin në organizimin e zhdukjes së tij.

Sipërmarrësi, pronar i disa salloneve të bukurisë në Altotevere, kishte shkuar në Shqipëri për një udhëtim pune, sipas Drejtorisë së Policisë së Perugias, për t’i shpëtuar borxheve financiare të në Itali. Ai ishte zhdukur në ajër në janar 2021, në Pukë, ku makina që kishte marrë me qira u gjet e djegur. Në atë makinë ishin gjetur mbetje eshtrash njerëzish: mendohej se i përkisnin vetë Pecorellit. Hetimi i kryer nga prokuroria shqiptare nxori në pah mospërputhjet dhe dyshimet se kockat, për shembull, gjatë ekzaminimit të ADN-së, nuk rezultuan të sipërmarrësit. Gjithashtu, u zbulua se ishin marrë nga një varr i përdhosur në varrezat e Pukës.

Pecorelli u gjet në ishullin Montecristo, në bordin e një gomone. Autoriteteve italiane që e nxorën në breg në Porto Santo Stefano, ai u tha se po kërkonte thesar.