Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton me Kastriotin, kryeson Superioren


Tirana është rikthyer te fitorja pas barazimit me Vllazninë. Bardheblutë kanë triumfuar 4-0 ndaj Kastriotit, në takimin e  vlefshëm për Superioren.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi shënoi 3 gola në pjesën e parë, duke mbyllur kështu llogaritë. Siparin e golave e hapi Xhixha, ndërsa më pas emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Kallaku me Patrick.

Nikqi çoi shifrat në 4-0. Tirana kryeson kampionatin me 25 pikë, krutanët janë në vendin e shtatë me 15 pikë.