Vendosni fjalën kyçe....

IKMT i vendos 30 kilogramë tritol objektit 5 katësh në Dhërmi, gati për shembje


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (një prej të cilëve nën tokë) në Dhërmi.

Sipas IKMT-së, ky objekt, sipërfaqja e të cilit është 2160 metër katror, ishte pa leje.

“Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.”- thuhet në njoftimin e IKMT-së.