Vendosni fjalën kyçe....

SHBA kërcënon me “sanksione” dhe aleatët e Maduros


Në një kohë kur një pjesë e shteteve e kanë pranuar Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës dhe një pjesë tjetër vazhdojnë të mbështesin Nicolas Maduron, SHBA ka lënë të kuptohet se do të vendosë sanksione edhe ndaj palëve të treta që mbështesin Maduron.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të zgjedhë me mençuri anët në konfliktin venezuelian”, sugjeroi të martën i dërguari i posaçëm amerikan Elliott Abrams, në vendin e Amerikës Latine.

Ai theksoi se Washingtoni nuk do të kufizonte sanksionet ekonomike vetëm kundër qeverisë së Maduros, por kundër të gjithë atyre që zgjedhin ta mbështesin atë shkruan RT.

“Sanksionet e dyta, janë një mundësi,” tha Abrams në një konferencë shtypi, duke paralajmëruar se një vendim për të sanksionuar vendet që janë palë të treta “do të varet nga sjellja e regjimit venezuelian me kalimin e kohës”.

Deri më tani, 54 vende kanë njohur presidentin e përkohshëm të vetëshpallur Juan Guaido.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *