Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitje dheu pranë tunelit të Murrizit, bllokohet prej disa orësh rruga e Arbrit


Moti i vranët dhe me reshje të dendura i 24 orëve të fundit ka shkaktuar rrëshqitje dherash në rrugën e Arbrit.

Sipas televizionit “News24”, një masiv dheu është shembur pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, duke bllokuar si rezultat lëvizjen e mjeteve Tiranës apo Qarkut Dibër.

Sipas televizionit, nga autoritetet është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut, megjithatë drejtuesit e mjeteve ankohen se kanë shumë orë që presin për të kaluar.