Vendosni fjalën kyçe....

Anthony Fauci: Trollët ngacmojnë gruan dhe fëmijët e mi


Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të Amerikës, Anthony Fauci i cili u bë fytyra e pandemisë në SHBA me daljet e tij të shumta televizive, ankohet për sigurinë e familjes së tij.

Ai ka folur kundër “trollëve” që ngacmojnë gruan dhe fëmijët e tij, pasi kanë mësuar se ku jetojnë dhe numrat e tyre të telefonit.

“Kam mbrojtje të mirë sigurie, por me të vërtetë mendoj se është kaq frikacake të ngacmosh njerëzit që janë plotësisht të pa përfshirë, përfshirë fëmijët e mi.”– tha Dr Anthony Fauci për podkastin e BBC-së.

Dr Fauci, i cili u bë një objektiv i lëvizjeve konspirative në internet lidhur me Covid-19, tha se ai përpiqet të mos shpërqendrohet nga urrejtja në internet që “të heq aftësinë për të bërë punën”.

Si këshilltar kryesor mjekësor i Presidentit të SHBA-ve, ai ishte eksperti kryesor mjekësor i vendit dhe zëri i reagimit ndaj pandemisë së qeverisë, si gjatë administratës Trump dhe Biden.

Ai bënte përditësime të përditshme për publikun amerikan lidhur me pandeminë, duke inkurajuar përdorimin e maskave dhe vaksinimin.

Fauci përplasej shpesh me ish-presidentin Donald Trump, i cili dikur e kërcënoi se do ta pushonte.

Teoricienët e konspiracionit akuzuan Dr Faucin se po luante një rol kyç në një komplot të keq për të kontrolluar dhe dëmtuar njerëzit.

Dy persona janë arrestuar dhe burgosur më parë në SHBA për atë që Dr Fauci e përshkroi si “përpjekje” për t’i dhënë fund jetës së tij.

Ai paralajmëroi për një “tsunami të dezinformatave” në vendin e tij, përfshirë në mediat sociale. 81-vjeçari po largohet nga detyra e këshilltarit kryesor mjekësor të Presidentit Joe Biden këtë muaj dhe kreut të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).