Vendosni fjalën kyçe....

Celine Dion zbulon se vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike, anulon të gjitha koncertet (VIDEO)


Celine Dion ka anuluar të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023, pasi ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike.

Në një video të publikuar në Instagram, Dion tha se sëmundja i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit çka e bën të pamundur të këndojë në skenë ashtu sikurse ajo është mësuar.

Sëmundja quhet Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion.

“Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Më dhemb t’ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt.”– ka shkruar këngëtarja ndërsa publikon një video.

Në video ajo tregon mes lotësh: “Kohët e fundit, unë jam diagnostikuar me një gjendje shumë të rrallë neurologjike të quajtur Sindroma e Personit të ngurtë, e cila prek një në një milion njerëz.”

Ky çregullim prek sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore.

“Ndonjëherë kam vështirësi në ecje dhe kjo sëmundje nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar.”– shpjegon Dion gjendjen e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Céline Dion (@celinedion)