Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Berishës për Ramën: Jetën e japim, por votën s’ta falim


Kryetari i PD-së, Sali Berisha ndodhet në ceremoninë zhvilluar nga Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor në nder të Ditës së Rinisë, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë.

Ai u shpreh se Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, e me deklarata, porme revolucion.

“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve.”– tha ai.

Berisha i përcolli një mesazh kryeministrit Edi Rama të cilin e quan “frikacak”, duke thënë se jetën e japin por votën nuk e falin kurrë.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan.

Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.

Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim.

Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”- tha Berisha.