Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Dashnor Sula me degë ulliri dhe thes me ullinj në Kuvend (FOTO)


Deputeti i PD-së, Dashnor Sula vijon me “dhuratat” e tij të veçanta për Kuvendin. Herë pas here ai është shfaqur në sallën e seancave plenare me produkte të ndryshme të fshatit, e këtë radhë duket se ka zgjedhur një thes ullinjsh dhe një degë ulliri që e mban në dorë.

Ai ka thënë për gazetarët se i ka sjellë këto për ministren e Financave. Kjo për të ngritur shqetësimin e fermerëve të cilëve u kanë mbetur prodhimet e ullirit pa u shitur pasi s’po gjejnë vend në treg.