Vendosni fjalën kyçe....

Putin uron Begajn për zgjedhjen si President: Shëndet dhe suksese në detyrën e lartë shtetërore


Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin ka uruar Presidentin e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn për zgjedhjen në këtë post.

Në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada ruse në Tiranë thuhet se Putin i ka uruar Begajt “shëndet dhe suksese” në detyrën e Presidentit.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore“-shkruan Ambasada ruse.