Vendosni fjalën kyçe....

Rusia nuk do e pranojë kufirin e çmimit të naftës të vendosur nga Perëndimi – Kremlini


Moska nuk po planifikon të njohë kufirin e çmimit të vendosur nga Perëndimi për eksportet ruse të naftës në det, tha të shtunën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se qeveria po kryen një rishikim të situatës.

“Tani ne jemi duke analizuar.” – u tha Peskov gazetarëve.

“Për një tavan të tillë janë bërë disa përgatitje. Ne nuk do ta pranojmë këtë tavan dhe do të japim informacione të mëtejshme se si do të organizohet puna pas rishikimit.” – shtoi ai.

Të premten, BE-ja më në fund ra dakord të kufizonte çmimin e naftës së papërpunuar ruse në 60 dollarë për fuçi, e cila ishte propozuar nga SHBA dhe e mbështetur nga Grupi i të Shtatëve në shtator. Ky hap hap rrugën për miratimin zyrtar të masës gjatë fundjavës.

Kufiri, i cili synon të sanksionojë më tej Moskën për operacionin ushtarak në Ukrainë, do ndalojë kompanitë perëndimore të sigurojnë ose financojnë anijet që transportojnë naftë ruse, përveç nëse ngarkesa blihet në ose nën nivelin artificial të çmimit. Ai është vendosur të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose ‘shumë shpejt pas kësaj date’.