Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Edi Ramës nuk i intereson zgjatja e afateve të organeve të vetingut


Kreu i PD-së Basha ka deklaruar se Kuvendi do votojë sot për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore e asaj territoriale.

Në një deklaratë për mediat para hyrjes në Kuvend ai tha se këto dy reforma janë jetike për demoracinë në vend, për garantimin e votës së lirë e të ndershme dhe për integrimin në BE.

Kryedemokrati tha se kryeministrit Rama nuk i intereson zgjatja e afateve të organeve të vetingut, pasi do ta bëjë vetingun nëpërmjet KLP-së e KLGJ-së të cilat sipas Bashës, kontrollohen plotësisht nga kreu i qeverisë.

“Sot Kuvendi do votojë për ngritjen e dy komisioneve të rëndësishme siç janë ai për reformën zgjedhore dhe territoriale. Këto janë dy prioritete jo vetëm të miat personale, po të Partisë Demokratike. Sot po hedhim një hap të madh përpara, të detyruar për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Vetingu në politikë mbetet prioriteti kryesor i PD-së. Çlirohuni edhe ju si media siç jam çliruar unë e siç është çliruar PD-ja. Edi Rama donte sot që të mos e zgjasnim afatin e organeve të vetingut por donte që kjo t’i kalonte KLGJ-së e KLP-së, të cilat i kontrollon plotësisht.” – tha Basha.