Vendosni fjalën kyçe....

Kroacia pa gabime ndaj Kanadasë, ndaj Belgjikës pritet ‘luftë’


Kroacia ka mundur Kanadanë në ndeshjen e dytë në grup duke marrë kreun e renditjes në Grupin F e duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën finale të Botërorit të Katarit.

Pas pjesës së parë që përfundoi 2-1 për ballkanasit, që përmbysën golin e shënuar nga Kanadaja, në pjesën e dytë kroatët kanë shënuar edhe dy gola të tjerë me Kramariç në minutën e 70′ e Majer në minutën e 94′.

Kroacia do e luajë kualifikimin në ndeshjen  e fundit në grup ndaj rivalëve të Belgjikës, ku për më tej i duhet barazimi ndërsa në rast humbjeje do kualifikohej vetëm në rast se Kanadaja mund Marokun.