Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Kamerat e trupit të policëve tregojnë çastin e neutralizimit të 28-vjeçares që kreu masakrën me 6 viktima në shkollën fillore (Video)


Policia ka publikuar pamjet e frikshme të kamerës së trupit të një efektivi në çastin kur oficerët qëlluan për vdekje 28-vjeçaren Audrey Hale që kreu masakrën në një shkollë fillore të krishterë në Nashville, dy ditë më parë.

Pamjet, të publikuara nga Departamenti i Policisë së Nashville, tregojnë oficerët Rex Englebert dhe Michael Collazo duke sulmuar nëpër korridoret e shkollës ‘The Covenant’ teksa qëlluan me armë vrasësen.

Menjëherë pasi hynë në ndërtesë, policët mund të shiheshin duke nxituar drejt një zone në katin e dytë të akademisë private të krishterë, ndërsa vazhdimisht bërtisnin ‘të shtëna’.

Ndërsa ata arritën në këndin ku gjendej Hale, kamera e trupit tregon oficerët që qëllojnë me shpejtësi ndërsa Hae qëllon në drejtim të tyre.

Disa sekonda më vonë, Hale mund të shihej duke rënë në dysheme.

Pamjet tregojnë policët duke iu afruar me kujdes trupit të  rrëzuar të 28-vjeçares ndërsa bërtisnin ‘mos lëviz’ dhe ‘largoji duart nga arma’.

Hale, e cila ishte e armatosur me dy armë automatike dhe një pistoletë, u vra në shkëmbim zjarri.

Në një konferencë për shtyp të martën, shefi i policisë metropolitane të Nashville, John Drake tha se 28-vjeçarja kishte blerë ligjërisht shtatë armë nga dyqane të ndryshme lokale, duke përfshirë tre të përdorura në masakër.

Autorja po trajtohej gjithashtu për një çrregullim emocional dhe i kishte fshehur armët e saj nga prindërit e saj, tha shefi i policisë.

“Ajo ishte nën kujdesin e mjekut, për një çrregullim emocional,” u tha Drake gazetarëve, duke shtuar se policët ‘nuk dinin asgjë për trajtimin që ajo po merrte’.

Hale gjithashtu u identifikua si transgjinore, zbuloi Drake në një konferencë të mëparshme për shtyp të hënën, megjithëse nuk ishte e qartë nëse e dyshuara u identifikua si burrë apo grua.

Hale përdorte përemrat mashkullorë dhe emrin Aiden në disa llogari të mediave sociale.

Hale vrau me armë tre 9-vjeçarë dhe tre punonjës të stafit brenda pak minutash para se policia ta qëllonte për vdekje.

Viktimat janë identifikuar si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe Williams Kinney, si dhe kujdestari Mike Hill, 61 vjeç, mësuesja zëvendësuese Cynthia Peak, 61 vjeç dhe drejtoresha Katherine Koonce, 60 vjeç.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NY Post