Vendosni fjalën kyçe....

Argjentina fitore jetike ndaj Meksikës, kualifikimi vendoset ndaj Polonisë


Argjentina ka marrë një fitore jetike ndaj Meksikës për sa kualifikimit në fazën tjetër të botërorit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Scaloni  shëno dy gola në pjesën e dytë me Mesi e Fernandez. suksesi e ka ngjitur Argjentinën përkohësisht në vendin e dytë me të njëjtën sasi pikësh me Arabinë Saudite, që u mund sot nga Polonia.

Amerikanojugorët e luajnë ndeshjen e fundit nda Polonisë dhe e kanë vetë në dorë kualifikimin.

Për këtë ata kanë nevojë për një fitore. ata kualifikohen më tej edhe me barazim por në këtë rast duhet që Arabia Saudite të mundet ndaj Meksikës.

Ndërsa humbja ndaj Polonisë e nxjerr automatikisht jashtë loje kombëtaren argjentinase.