Vendosni fjalën kyçe....

Debate në Kuvend/ Berisha dhe deputetët e opozitës bllokojnë foltoren (FOTO/VIDEO)


Debate në seancën e sotme në Kuvend, ku pritet të diskutohet dhe miratohet marrëveshjea për portin e Durrësit.

Kryetari i PD-së Sali Berisha u ankua për kohën në dispozicion. Taulant Balla e ironizoi dhe më pas kërkoi votim në Parlament pikërisht për kohën që do u jepet në dispozicion deputetëve.  Votim që opozita e konsideroi të paligjshëm. 

Berisha kërkoi fjalën për replikë ndaj deputetit Balla, por Nikolla nuk e lejoi që të fliste.

“Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën.”– tha Nikolla. Ajo e paralajmëroi Berishën me përjashtim.

 

Pas kësaj deputetët e opozitës janë afruar pranë foltores duke e bllokuar atë. Në këtë moment ndërkohë që foltorja rrethohej nga Garda e opozita, maxhoranca votoi me 71 vota pro për të diskutuar me 6 orë në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se të tilla propozime nuk mund të hidhen në votim.

“Nuk hidhen të votim të tilla propozime, por vetëm ndryshimet në rendin e ditës. Nuk kemi të bëjmë me ndryshime të rendit të ditës. Nuk është se njëra palë vendos për tjetrin. Rregullorja flet qartë. E rë pusho ti! Rregullorja nuk vendoset në mënyrë të njëanshme, mos vendosni në mënyrë të tillë.”- tha Vasili.

Berisha pak më herët u bëri thirrje deputetëve në Parlament që ta rrëzojnë marrëveshjen për Portin e Durrësit.

“Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje. Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa. Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë.”- tha Berisha.

Duke qenë se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk po i jepte fjalën,  Berisha ka folur gjithsesi nga foltorja e Kuvendit por përmes “Facebook”-ut të tij.

Berisha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, duke iu referuar dëshmisë së Ardjan Çapjas.

Ish-kryeministri i kërkoi deputetit të PS-së të shkonte në Prokurori për të sqaruar pozitat e tij në lidhje me akuzat ndaj tij.

“Ai nuk nuk ka vend në Parlament shko jepi përgjgien dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gura kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar të vendosur të mbrojmë të drejtat tona nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet njër njeri që akuzioeht se ka porostiur vrasje në Elbasan të marrë fjalën këtu nxierre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori

Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Ose të drejtat e opozitës do respektohen ose opozita…. Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje.”– tha Berisha.