Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Dy ndryshimet me VKM nga qeveria Rama në interes të privatëve për PPP-të


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka bërë publike dy ndryshme në VKM-në për “dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve që Qeveria Rama ka bërë.

Zhupa thekson se dy ndryshimet në VKM-në e re të miratuar nga qeveria Rama favorizojnë privatin në kurriz të interesit publik

Përkatësisht në Nenin 14 të VKM nr. 634 datë 1.10.2014 hiqet definicioni i fjales “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar” duke ju mundësuar keshtu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin ne menyre unifikuese idene e tyre te realizuar privatisht nje veper publike” .

Pra kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet , pa pasur një dëgjesë pulike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.

Ndryshime ka pësuar edhe Neni 15 i VKM që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore gjate procesit te përgatitjes dhe propozimve qe ofrojnë për punët publike . Shuma e vlerës se rimbursuar nga 2% që ishte , qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vleres se perllogaritur qe ju jepet nga qeveria kompanive te cilat propozojne oferta te pa kerkuara”.

Pra me këto dy ndryshime qeveria Rama, ju shërben më shumë interesit privat të kompanive të privilegjuara sesa interesit publik të qytetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *