Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja e pazakontë, kompania e ‘Lord of the Rings’ i kërkon firmës së mbeturinave ‘Lord of the Bins’ të ndryshojë emrin


Një firmë angleze mbeturinash e quajtur ‘Lord of the Bins’ është urdhëruar të ndryshojë emrin e saj nga kompania që zotëron të drejtat e licencimit për trilogjinë ikonë të fantazisë së JRR Tolkien, ‘Lord of the Rings’.

Mosmarrëveshja ligjore është e fundit në një seri përleshjesh midis kompanisë së mbeturinave dhe asaj që përfaqëson punën e shkrimtarit.

Me qendër në Brighton, ‘Lord of the Bins’ është një biznes me dy persona që mbledh mbeturina shtëpiake dhe tregtare. Pronarët e saj, Nick Lockwood dhe Dan Walker, i thanë ‘The Sun’ javën e kaluar se kohët e fundit morën një letër nga Middle-Earth Enterprises që i urdhëronte të riemërtonin kompaninë e tyre dhe të hiqnin sloganin e tyre: “Një unazë për t’i hequr të gjitha”.

 “Ju keni përdorur emra dhe slogane shumë të ngjashme me Lord of he Rings”, thuhet në letër. “Aktiviteti juaj përbën një shkelje të të drejtave të markës tregtare të klientit tonë,” vijoi letra, duke deklaruar se pronarët e ekskluzivitetit rezervuan të drejtën të ‘kërkojnë dëmshpërblim’ mbi ‘aktivitetin e paligjshëm’ të kompanisë së mbeturinave.

Lockwood i tha gazetës se biznesi i grumbullimit të mbeturinave do të vazhdojë, megjithëse pasi ai dhe Walker të shpenzojnë mijëra paund për riemërtimin e saj ‘për të qetësuar një kompani shumë miliarda stërlinash’.

JRR Tolkien ia shiti të drejtat e ‘The Hobbit’ dhe ‘The Lord of the Rings’ kompanisë United Artists në vitin 1968. Middle-Earth Enterprises, i njohur më parë si Tolkien Enterprises dhe në pronësi të disa kompanive të prodhimit të filmit gjatë viteve, ka qenë në krye të të drejtat e licencimit për ekskluzivitetin që nga fundi i viteve 1970.

Gjatë kësaj kohe, kompania ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj një sërë biznesesh të vogla që i ka akuzuar për cënim të pronësisë intelektuale. Një pijetore në Southampton me emrin ‘The Hobbit’ u urdhërua të ndryshonte emrin dhe të hiqte koktejet e saj ‘Frodo’ dhe ‘Gandalf’ në vitin 2012, ndërsa ‘The Hungry Hobbit’, një kafeje në Birmingham, iu dha një urdhër i ngjashëm në 2011.