Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ballës: Jashtë, shko në Prokurori se akuzohesh për vrasje


Duke qenë se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk po i jepte fjalën, kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur gjithsesi nga foltorja e Kuvendit por përmes “Facebook”-ut të tij.

Berisha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, duke iu referuar dëshmisë së Ardjan Çapjas.

Ish-kryeministri i kërkoi deputetit të PS-së të shkonte në Prokurori për të sqaruar pozitat e tij në lidhje me akuzat ndaj tij.

“Ai nuk nuk ka vend në Parlament shko jepi përgjgien dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gura kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar të vendosur të mbrojmë të drejtat tona nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet njër njeri që akuzioeht se ka porostiur vrasje në Elbasan të marrë fjalën këtu nxierre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori.

Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Ose të drejtat e opozitës do respektohen ose opozita…. Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje.”– tha Berisha.