Vendosni fjalën kyçe....

2670 viktima në Gaza nga sulmet ajrore izraelite, 1400 viktima në Izrael nga sulmet e Hamas-it


Kriza humanitare po thellohet në Gaza. Enklava e drejtuar nga Hamasi, shtëpia e 2.2 milionë palestinezëve, është goditur nga sulmet ajrore izraelite si hakmarrje për sulmet shkatërruese terroriste të 7 tetorit të grupit militant ndaj Izraelit.

Të paktën 2,670 njerëz kanë vdekur tashmë në Gaza dhe grupet e ndihmës paralajmërojnë se po mbarojnë furnizimet kritike pasi Izraeli mban një ‘rrethim të plotë’ në territorin e mbushur me njerëz.

Dhjetëra mijëra banorë të Gazës veriore po përpiqen të evakuohen pasi ushtria izraelite paralajmëroi se ‘fazat e ardhshme të luftës’ do sjellin edhe më shumë sulme ajrore dhe ‘operacione të rëndësishme tokësore’.

Mbi 1400 izraelitë kanë vdekur pas sulmeve të grupit militant, sipas autoriteve izraelite. Ushtria ka njoftuar bamorët e Gazas që të zhvendosen në jug teksa përgatiten për sulm në pjesën veriore të enklavës.