Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo mbetet pa klub, zgjidh para kohe kontratën me Man.United


Ndërkohë që do luajë me Portugalinë në Botëror, Cristiano Ronaldo shkëput kontratën me klubin e Manchester United.

Klubi ka njoftuar lirimin e tij nga klubi pas një marrëveshje të përbashkët.

Tashmë portugezi është pa klub.

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.

Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Old Trafford duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen.

Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë”-njofton klubi.

Pak ditë më parë në një intervistë Ronaldo shigjetoi klubin dhe trajnerin Ten Hag pasi sipas tij nuk treguan respekt.