Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbret në Lezhë: Kamerat e nxjerrin sikur po bëhet qameti, numrat e të prekurve minimalë


Kryeministri, Edi Rama ka zbritur në terren  ku ka bërë një inspektim të gjendjes së krijuar në Lezhë pas reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të fundit.

Rama tha se pavarësisht intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, kanalet e kullimit kishin bërë që situata të mos ishte aq e keqe sa pasqyrohej në kamera.

“Kështu siç vendosen kamerat në mënyrë të qëllimshme, duket sikur këtu po bëhet qameti. Këtu është një situatë e vështirë në pika të caktuara për arsye tërësisht objektive. Në momentin kur uji vjen furishëm mund të kesh kanale por nuk ke çfarë t’i bësh sepse është intensiteti i tillë. Po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë tërësisht të qarta. Numrat e të prekurve janë minimalë dhe hektarët janë shumë herë më pak se në rastin e përmbytjeve të mëdha. Në kushtet e reshjeve shumë të shpeshta ndryshimi është kolosal sepse është punuar dhe do të punohet çdo ditë. Është tmerr mënyra sesi i vendosin kamerat. Me kamera edhe një pellg uji të bërë vetë mund ta kthesh në përmbytje të gjithë Shqipërisë”-u shpreh Rama.