Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona në gjurmët e Realit, eliminohet në Kupën e Mbretit nga Athletico Bilbao


Athletic Bilbao e ka mundur Barcelonën në minutat e fundit, derisa Barcelona është skuadra e fundit që u eliminua nga kjo garë pasi që dy orë më parë nga Kupa e Mbretit u eliminua Real Madridi.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Barcelonës që edhe pse pati dominimin nuk krijoi shanse të pastra për shënim. 

Në pjesën e dytë Barcelona prapë ishte më e mirë dhe mundësinë më të mirë për të shënuar e pati në minutën e 88-të me Messi por priti portieri i Bilbaos.

Por, kur u mendua që ndeshja do të shkonte në shtesa dy herë nga 15 minuta, Bilbao shënon në goditjen e tyre të parë në portë.

Inaki Williams do të shënonte për vendasit duke prerë kështu ëndrrat e Barcelonës për kalim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Eliminimi i Barcelonës tregon se në Kupën e Mbretit nuk do të kemi ndonjë skuadër të madhe.

Barcelona, Real Madridi, Villarreali dhe Valencia janë eliminuar nga Athletic Bilbao, Real Sociadadi, Granada dhe Mirandes. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *