Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagosen 4 të rinj


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rriles.

Dy automjete janë përplasur, ndërsa pesë persona kanë mbetur të plagosur.

dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Siç shihet nga pamjet, makinat kanë dëmtim të konsiderueshëm, çka tregon se përplasja ka qenë e fortë.

Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.