Vendosni fjalën kyçe....

Grupi iniciator paralajmëron përshkallëzim të protestave: Nëse qeveria nuk pranon të negociojë, do ulemi para Kryeministrisë


Grupi iniciator i protestës qytetare kundër rritjes së çmimeve ka paralajmëruar se do dalin përsëri në protëtë në rast se qeveria nuk merr parasysh kërkesat e të tyre.

Një përfaqësi e protestuesve dolën në një deklaratë për mediet, ku numëruan disa nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Aktivistja Rezarta Çaushaj theksoi se masat e marra nga qeveria nuk mjaftojnë për zgjidhjen e krizës dhe se në rast se qeveria nuk pranon të negociojë, ata thanë se do të ulen në sheshin para Kryeministrisë dhe do pendojnë edhe qarkullimin.

“Nëse qeveria është kokqfortë dhe qeveria nuk do të negociojë, këtë të shtunë në orën 11:00 qytetarët do të dalin në shesh për të marshuar drejt Kryeministrisë. Ne nuk do të rreshtim së protestuari deri sa qeveria t’i trajtojë qytetarët e saj me dinjitet.

Një nga skenarët është përshkallëzimi dhe ne do të ulemi para Kryeministrisë, nuk do të ngrihemi. Protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje.”- tha Çaushaj.

KËRKESAT:

-Heqje e taksës së qarkullimit.

-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.

– Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

– Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës.

– Përcaktim i minimumit jetik.

– Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.