Vendosni fjalën kyçe....

I del para eskavatorit për të shpëtuar banesat, kjo grua po krahasohet me “Wonder Woman” (VIDEO)


Veprimet flasin më shumë se fjalët, kështu beson plaka e fshatit Jalore në Indi, saqë vendosi të përballej fizikisht me një eskavator që kishte ardhur për të shkatërruar ndërtesat e banorëve.

RT” shkruan se Rekha Devi u përball me ekskavatorin prej 7,000 kilogramësh të enjten, kur nisi aksioni për shembjen e ndërtesave të paligjshme në zonë.

Gruaja e guximshme mund të shihet duke i bërtitur shoferit të eskavatorit ndërsa qëndron në tokën e saj. Mjeti i afrohet aq shumë saqë ajo kapet në pjesën e përparme të koshit, gjë që mund t’i kishte kushtuar jetën. Turma e mbledhur bërtet për t’i dhënë fund incidentit.

Shumë njerëz në internet e quajtën atë “Wonder Woman” dhe vlerësuan përpjekjet e saj për të mbrojtur banesat e banorëve, ndërsa të tjerë e quajtën ” budallaqe” dhe kërkuan që ajo të mbyllej në burg.

Aksionet kundër shembjes së banesave pa leje janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Indi, dhe po bëhen gjithnjë e më të dhunshme. Një punonjës 25-vjeçar me ekskavator u sulmua dhe u vra të dielën e kaluar nga vendasit në Nagaur gjatë një operacioni të tillë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *