Vendosni fjalën kyçe....

I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat, gjykata vendos për ekstradimin e biznesmenit turk


Gjykata e Elbasanit ka vendosur për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer drejt vendit të tij.

Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore në momentin e dhënies së vendimit, që u mor nga gjykatësi Elis Dine, për të cilin kishin kërkuar përjashtimin nga gjykimi.

Ozer u arrestua në zonën e Vlorës teksa bënte plazh, ndërkohë që ai fshihej në një apartament në qytetin e Elbasanit. Ai akuzohet nga Prokuroria e Stambollit për në lidhje me skemën gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex.