Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy trena në Egjipt, 32 të vdekur dhe 66 të plagosur (PAMJET)


Dy trena janë përplasur sot afër qytetit egjiptian Sohag, duke lënë të vdekur 32 persona dhe duke plagosur të paktën 66 të tjerë. Kryeministri i Egjiptit po zhvillon një takim urgjent për këtë incident.

Pamjet dramatike treguan njerëz që përpiqeshin të shpëtonin pasagjerët e bllokuar brenda rrënojave të trenave, rreth 300 milje në jug të kryeqytetit, Kajro.

 


Disa pasagjerë që kishin shpëtuar u panë të shtrirë në tokë të dëmtuar.

RT shkruan se të paktën 36 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe i dërguan të plagosurit nëpër spitalet lokale.

Tre vagonë u larguan nga shinat ndërsa një tren u përplas në pjesën e prapme të një tjetri, megjithëse shkaku i saktë i aksidentit nuk është raportuar ende.

Ministri i Transportit, Kamel al-Wazir, ka urdhëruar që drejtuesit e të dy trenave të ndalohen.

Ky incident vjen dy vjet pas një përplasjeje tjetër të ndodhur në Stacionin Ramses të Kajros, që vrau 24 njerëz. Sipas të dhënave, bë vitin 2017 Egjipti ka regjistruar rreth 1,793 aksidente treni.