Vendosni fjalën kyçe....

Putin shpreh dëshirën: Dua të takoj Trump-in në Nëntor, e mirëpres në Paris


Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se mund  të takojë Donald Trumpin në Paris në fillim të nëntorit. Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë bisedimeve me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Bolton në Moskë.

“Do të ishte e dobishme të vazhdojmë një dialog të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan, në periferi të ngjarjeve ndërkombëtare që janë planifikuar të ndodhin në të ardhmen e afërt, në Paris, për shembull,” i tha Putin Boltonit gjatë një takimi në Kremlin kur ai foli për bisedimet e tij të mundshme me Trump.

Putini i referohet një ngjarjeje që shënon 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, e cila pritet të zhvillohet në Paris më 11 nëntor.

Bolton, nga ana tjetër, i tha Putinit se presidenti amerikan “do të ishte i lumtur” ta takonte atë në Paris. Ai gjithashtu u pajtua se Moska dhe Uashingtoni duhet të vazhdojnë dialogun.

Burimi: RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *