Vendosni fjalën kyçe....

Përcaktohen dy kandidatë për primaret e PD-së në Gjirokastër e Krujë


Janë përcaktuar dy kandidatë të tjerë për primaret e PD-së në Krujë e Gjirokastër.

Në Krujë do kandidojë Agron Loka ndërsa në Gjirokastër Enkeleda Mushi.

Loka tha gjatë prezantimit të kandidaturës se nën qeverisjen Rama, Kruja e qytetarët e saj janë përballur me rritje të varfërisë, korrupsionit e emigrimit.

Musha që kandidon në Gjirokastër tha se ka njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate dhe se PD është shpresa e vendit.