Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, do apo s’do opozita


Kryeministri Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se zgjedhjet do zhvillohen me datë 30 qershor, do apo nuk do opozita.

Ai lëshoi akuza të rënda në drejtim të opozitës duke thënë se janë parti politike që nuk e duan Europën dhe që po bëjnë çmos që të pengojnë integrimin e vendit në BE.

‘Disa parti politike s’e duan integrimin e vendit dhe po bëjnë çmos ta pengojnë këtë gjë. Këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se asnjëherë, sepse më aktuale se asnjëherë është orvatja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për t’u lidhur më në fund me Europën, duke u ulur në tryezën e bisedime për anëtarësim. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *