Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Operacionet plastike po i bëra, do t’i bëj live


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka adresuar edhe njëherë sot akuzat ndaj saj lidhur me operacione plastike. Akuza të cilat ajo i ka mohuar.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e Debatit në A2 CNN, Kryemadhi u pyet në lidhje me paditë në SPAK për këto operacione. Ajo u përgjigj se kur të vendosë të bëjë operacione do t’i bëjë ato live dhe inkurajoi organet e hetimit që të hetojnë mbi veprimtaritë financiare jo vetëm të saj, por dhe të familjarëve.

“Paditë e mia në SPAK janë për operacionet plastike, që akoma nuk i kam bërë, se kur t’i bëj do t’i bëj live që të rrisim edhe klikimet. Megjithatë unë e inkurajoj SPAK-un që të hetojë çdo veprimtari financiare timen, të Ilir Metës, fëmijët e mi, familjarët e mi dhe udhëtimet e pagesat  e mia. Se vetë familja ime për shkak të pozicionit dhe sulmeve politike kemi qenë të detyruar të përdorim kartat e kreditit dhe llogaritë bankare dhe këtë duhet ta bëjnë të gjithë se duam apo jo teoria e Ramës për t’i bërë të gjithë pis ka funksionuar.”– tha Kryemadhi.

Në një tjetër intervistë pak javë më parë, Kryemadhi shprehej lidhur me këto akuza se “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq.” Kryemadhi është paditur në SPAK, se ka shpenzuar gati 300 mijë euro të përfituara në mënyrë të paligjshme, për të bërë disa operacione plastike.