Pasi u pezulluan të gjitha takimet brenda Partisë Socialiste, në kuadër të masave për koronavirusin është anuluar dhe seanca parlamentare e radhës.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili thotë se duhet të zbatohen të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë.
“Kuvendi i shqipërisë nuk do të mblidhet në seancë plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës.
Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH.
Frikë jo, kujdes po!
Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”- shkruan balla.