Vendosni fjalën kyçe....

Samiti G20, Biden parakalon i buzëqeshur mes valltareve që kishin dalë për ta përshëndetur (Video)


Presidenti Joe Biden mbërriti në Bali të dielën në mbrëmje përpara një takimi me presidentin Xi Jinping të hënën, në Samitin G20 që mbahet në Indonezi.

Pasi zbret nga avioni presidencial ‘Air Force One ’ai u prit nga një grup vallëtaresh vendase të veshura me kostumet tradicionale që kërcejnë para syve të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Më pas ato rreshtohen duke formuar një tunel nëpër të cilin Biden kalon i shoqëruar nga zyrtari indonezian që kishte dalë për ta pritur.

Para mbërritjes në Indonezi, Biden u tha udhëheqësve aziatikë se linjat e komunikimit të SHBA-së me Kinën do të qëndrojnë të hapura për të parandaluar konfliktin.

Takimi me presidentin kinez Xi Jinping është i pari i tyre që kur Biden u bë president.