Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky thotë se Kherson është i Ukrainës pas tërheqjes ruse


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se Kherson ishte ‘i Kievit” pasi Rusia njoftoi përfundimin e tërheqjes së saj nga kryeqyteti rajonal, i vetmi që Moska pushtoi në gati nëntë muaj luftime.

“Për momentin, ushtarët tanë janë në periferi të qytetit. Por njësitë speciale janë tashmë në qytet.” – shkroi Zelensky në Telegram, duke postuar pamje që me sa duket tregojnë trupat ukrainase duke u mbledhur me banorët.

Parlamenti i Ukrainës kishte publikuar fotografi të qytetarëve që mbanin flamuj ukrainas në qendër të Khersonit, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër dhe afër Detit të Zi.

“Kherson po kthehet në kontrollin ukrainas dhe njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës po hyjnë në qytet.” – tha Ministria e Mbrojtjes në mediat sociale.

Ministria ruse e mbrojtjes tha nga ana e saj se ‘më shumë se 30,000 ushtarakë ruse dhe rreth 5,000 pajisjeve ushtarake e materialeve janë tërhequr’.

Kherson ishte qendra e parë e madhe urbane që ra pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të sulmin Ukrainën më 24 shkurt.