Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Parisi: Pa Kinën, Turqinë e Rusinë s’do kishim mbijetuar ndaj Covid-it, Moska ka ndikim të madh në Ballkan


Kryeministri Rama tha nga Parisi se pa Kinën, Rusinë e Turqinë Shqiipëria nuk do kishte mbijetuar dot pandemisë Covid-19.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në kryeqytetin francez, kreu i qeverisë theksoi se Rusia ka ndikim të madh në Ballkan po pavarësisht kësaj, vendet e rajonit kanë mundur të qëndrojnë jashtë luftës konvencionale.

Rama theksoi se çështja mes Kosovës e Serbisë është e rëndësishme për të treguar se Ballkani është i bashkuar.

“Pa Kinën, Turqinë e Rusinë nuk do t’i kishim mbijetuar Covid-it. Të qenit kryeministër shqiptar nuk të duhet të zgjidhësh problemet e botës. Deri tani Ballkani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Kemi dobësitë tona. E di shumë mirë që në Ballkan Rusia ka ndikim të madh. Kemi një çështje të madhe në Ballkan që është çështja mes Serbisë dhe Kosovës dhe është vërtetë e rëndësishme që të shihet se Ballkani është i bashkuar.” – tha Rama gjatë fjalës së tij.

Para nisjes së takimit, Alex Soros, postoi disa foto në Instagram ku ishin edhe kryeministri Rama e ai i Malit të Zi, Abazoviç.