Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtimi me 10 ditë i Leskajt dhe Palokës, Berisha: Akt i rëndë dhe opozita do t’i përgjigjet


Në një Konferencë për mediet, Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kuvendit për të përjashtuar me 10 ditë deputetët Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, pas përplasjes së tyre verbale me kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se akti i përjashtimit të është i rëndë dhe opozita do t’i përgjigjet.

“Unë prej kohësh kam folur për dyqanin e Lindës. Parlamenti trajtohet thjesht si dyqani I Lindës. Kryetarja e Parlamentit është një zonjë dhe mua në të gjitha rastet më takon të vetëpërmbahem në qëndrimet publike ndaj një zonjë dhe nuk mund të kaloj disa standarde, por unë në mënyrë të përsëritur ia kam thënë asaj se ti në këtë mënyrë do ta çosh Parlamentin drejt zhvillimeve të rënda të paparashikueshme. Sigurisht ajo është viktimë e Edi Ramës dhe ndaj ne as kemi marrë e as kemi ndërmend të ndërmarrim ndonjëherë nisma kundër saj. Është në tagrin e saj të mbrojë veten e vet, se është në dëmtim të vetvetes.

Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe opozita do t’i përgjigjet. Kjo nuk ka dyshim. Ju garantoj se opozita do t’i përgjigjet. Sepse nga njëra anë ke një njeri me një fjalor stërordiner, se s’po përdor epitete të tjera për të mos prish gojën time.

Që sa herë vjen në Parlament dhe që thotë fjalë që më vjen tup mua që jam aty, për ato zonja se në fund të fundit ato gra, kanë prindër, kanë burrë, kanë fëmijë, ulin kokën dhe s’thonë një fjalë. Por ne do t’i përgjigjemi. Vetëm prisni. Koha do ta tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se mund të na mbposhtin ne me fjalor rrugaç gabojnë shumë rëndë. Ne kemi qenë, nuke  bojkotojmë Parlamentin, ne e konsiderojmë detyrë. Nuk ka gjë më të vështirë se të shkosh në atë Parlament, kur një qeveritar vjen dhe përdor një fjalor të atillë të një rrugaçi ordiner, pa përdorur kurrë në botë para gjithë asaj audience, para gjithë shqiptarëve që dëgjojnë një rrugaç që thotë këto e ato e gjëra të tilla por që ne do i përgjigjemi të jeni të sigurt.”- tha Berisha.