Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj mohon se ka qenë pjesë e procedurave të inceneratorëve: Nuk e di ku është Mirel Mërtiri


Ish-ministri Arben Ahmetaj ka mohuar përfshirjen në procedurat për inceneratorin e Elbasanit, atë të Fierit dhe të Tiranës.

Ahmetaj nuk pranoi se shkresa ku bie dakord parimisht për inceneratorët të bëjë provë për lidhjen e tij me dhënien e koncesioneve.

Ish-ministri gjithashtu tha se nuk e di ku nuk ndodhet Mirel Mërtiri.

Unë se di ku është Mirel Mërti. Kjo letër nuk krijoi kurrë vendim qeverie. Ky është nul. E ka gjykuar SPAK. Nga ana juridike është nul. Unë po të them se kjo letër është nul nga ana juridike. Por edhe nëse do kishte krijuar, nuk është pjesë e procedurës. Nëse do dalim për populizëm, është e thjesht, Unë mund të ngjajë si ndonjë personazh filmi. Kjo letër është nul, pasi nuk ka prodhuar vendim qeveri, pra nuk ka të bëjë me procedurën. Pra Arben Ahmetaj s’ka qenë pjesë e procedurës te Inceneratori i Elbassanit, as i Tiranës dhe as i Fierit” tha Ahmetaj.

Pjesë nga debati:

Arben Ahmetaj: Është shumë e rëndësishme që ta vendosm në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria?

Blendi Fevziu: S’është e thënë që s’ka. Unë kam një letër, është një email zyrtar i SPAK i cili i përgjigjet një kolegut tim të Fax Tv, ai na e ka vënë në dispozicion, i cili thotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vijon të kryejë hetime në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe prodhimin e energjisë, në kuadër të procedimit penal. Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh ku përfshihen dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj, në cilën e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Arben Ahmetaj: Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.

Unë unk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete.