Vendosni fjalën kyçe....

Berisha fton qytetarët nga TikTok-u: Të protestojmë masivisht nesër, t’i dalim zot së ardhmes e vendit


Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestën e nesërme.

Në një video në TikTok, ai thotë se nëse qytetarët ndihen të kënaqur me mënyrën si ecën vendi, çmimet, pagat atëherë mund të mos dalin në protestë.

Berisha shton se prania në protestë nuk është akt partiak, por dalje zot së ardhmes dhe vendit që është në rrezik.

Në fund të videos kryedemokrati rikujton protestat në vitet ’90 duke ftuar qytetarët që të bëjnë detyrën e tyre e ti dalin zot vetes e së ardhmes.

“Të dashur miqtë e mi të Tik Tokut, në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj t’ju ftoj të reflektoni mbi drejtimin që po ecën Shqipëria. Në rast se ju ndjeheni të kënaqur, me drejtimin që po ecën Shqipëria, mundësit ë që Shqipëria ofron më arsimin me rrogat me çmimet, ju nesër edhe mund të qëndroni në shtëpi. Por në rast se ndiheni të pakënaqur me gjithë këto e ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni nesër me protestën e nesërme të qytetarëve shqiptarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, është një akt, një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe të vendit që ndodhet në rrezik. Në vitet ‘90 unë bashkë me moshatarët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes, kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj t’i dilni zot vetes, të ardhmes tuaj e të Shqipërisë. Ndaj ju ftoj të shihemi nesër në orën 16:00” – tha Berisha.