Vendosni fjalën kyçe....

Sulmoi me vezë mbretin Charles dhe gruan e tij, arrestohet protestuesi në Britani (VIDEO)


Një burrë është arrestuar këtë të mërkurë në Britani, pasi sulmoi me vezë mbretin Charles dhe gruan e tij Camilla.

Çifti mbretëror ishin në një angazhim në Anglinë veriore, ata po mirëpriteshin në York nga drejtuesit e qytetit, kur një protestues me sa duket hodhi tre vezë drejt tyre.

Sipas “The Guardian”, disa oficerë policie u panë duke e ndaluar të dyshuarin në tokë. Burri u dëgjua të bërtiste se “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve” ndërsa po ndalohej nga rreth katër oficerë policie.

Njerëz të tjerë në turmë filluan të brohorisnin “Zot ruaj mbretin” dhe “turp për ty” ndaj protestuesit.

Charles dhe Camilla ishin në Jork për të marrë pjesë në zbulimin e një statuje të Mbretëreshës Elizabeth II, e para që u vendos që nga vdekja e saj.