Vendosni fjalën kyçe....

Tallnin pacientet e maternitetit në TikTok, pushohen nga puna infermieret në SHBA


Një spital amerikan ka pushuar nga puna katër infermiere që u shfaqën në një video të TikTok duke u tallur me kërkesat dhe sjelljen e pacientëve. ‘Emory Healthcare’ me qendër në Atlanta iu referua kuartetit si ‘ish punonjës’ në një postim në Instagram të Premten.

Klipi prej 60 sekondash, i parë qindra mijëra herë, tregon infermieret duke u tallur me gratë që kërkojnë ‘të bëjnë dush dhe të hanë’ pasi mbërrijnë në spital për të lindur, nuk u japing barnat kundër dhimbjes pavarësisht se kanë dhimbje të dukshme, etj.

Baballarët që kërkuan testin e atësisë menjëherë pas lindjes u tallën gjithashtu.

Deklarata e spitalit në lidhje me videon pranoi se ‘përfshinte komente mosrespektuese dhe joprofesionale për pacientet e maternitetit në Spitalin Universitar Emory në Midtown’. Ajo zbuloi gjithashtu se Emory kishte ‘hetuar ndodhinë dhe kishte ndërmarrë veprimet e duhura me ish-punonjësit përgjegjës për videon’.

“Kjo video nuk përfaqëson zotimin tonë ndaj kujdesit të përqendruar te pacienti dhe familja dhe shkon shumë larg vlerave dhe standardeve që presim që çdo anëtar i ekipit tonë të mbajë dhe tregojë.” – thuhet në deklaratën e Emory.

Postimi origjinal i TikTok, i bërë nga përdoruesi @hanhinton të enjten, u fshi pas një vërshimi përgjigjesh të zemëruara, por jo përpara se të ripostohej diku tjetër.

Një nga ripostuesit përfshiu një pamje të profilit të Hinton në Facebook, që e përshkruan atë si një infermiere të regjistruar në maternitetin e Emory Healthcare, megjithëse profili i saj nuk është më publik dhe nuk është e qartë nëse ajo ende punon atje në ndonjë rol.