Vendosni fjalën kyçe....

Pëson rënie të fortë veprimtaria e fabrikave në Eurozonë – S&P Global


Veprimtaria e prodhimit në gjithë Eurozonën ra në nivelin më të ulët që nga pandemia Covid-19, mes dobësimit të kërkesës globale për mallra, sipas një studimi nga S&P Global.

Raporti tregon se Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve (PMI) për prodhimin ra në 46.4 në tetor nga 48.4 i shtatorit. Shifra është nën leximin paraprak prej 46.6 dhe 50 pikësh që ndan rritjen nga tkurrja.

Indeksi gjithashtu u ul në 37.9 nga 41.3 në shtator, pasi pasiguria gjeopolitike, inflacioni i lartë dhe kushtet më të dobëta ekonomike në mbarë botën po dëmtojnë shpenzimet e njerëzve.

Duke komentuar të dhënat, ekonomisti i lartë në S&P Global Market Intelligence, Joe Hayes tha: “Sektori i prodhimit të mallrave të Eurozonës kaloi në një rënie më të thellë në fillim të tremujorit të katërt. Sondazhet e PMI tani po sinjalizojnë qartë se ekonomia prodhuese është në një recesion.”

Ai shtjelloi se ‘në tetor, porositë e reja ranë me një ritëm që rrallë e kemi parë gjatë 25 viteve të mbledhjes së të dhënave, vetëm gjatë muajve më të këqij të pandemisë dhe në kulmin e krizës globale financiare midis 2008 dhe 2009, rëniet kanë qenë më të forta’.

Sipas Hayes, zhvillimet në tregjet e energjisë do të mbeten një pikë kyçe për prodhuesit e eurozonës gjatë dimrit.

“Vala e motit të butë në gjithë Evropën deri më tani premton mirë dhe ka ndihmuar në uljen e çmimeve të gazit me shumicë. Sidoqoftë, ne mbetemi të ndërgjegjshëm për rrezikun që moti i ftohtë mund të rrisë nevojën për racionimin e energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të gjerë në prodhimin e prodhimit.” – tha ai.