Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Shkodër, raportohet për dy persona të lënduar


Plagosje me thikë në Shkodër. Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka nisur si grindje e çastit në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”.