Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet e biolaboratorëve në SHBA nuk raportohen – The Intercept


Biolabatorët e Amerikës kanë pranuar qindra aksidente të rrezikshme në dy dhjetëvjeçarët e fundit, por edhe incidentet që përfshijnë ekspozimin ndaj viruseve vdekjeprurëse janë mbajtur larg syve të publikut, ka zbuluar një hetim nga The Intercept.

“Njerëzit mendojnë se aksidentet laboratorike janë shumë, shumë të rralla, dhe nëse ndodhin, ato ndodhin vetëm në laboratorët më pak të mirëadministruar jashtë shtetit.” – tha për median biologu molekular i Universitetit Rutgers, Richard Ebright.

“Kjo thjesht nuk është e vërtetë.” – shtoi ai.

Perceptimi i gabuar i publikut mund të rrjedhë nga fakti se, siç zbuloi The Intercept, amerikanët nuk dëgjojnë për aksidente të biolaboratorëve në SHBA. Gazeta mori më shumë se 5,500 faqe raporte të incidenteve laboratorike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së (NIH), duke e detyruar agjencinë të publikojë dokumentet përmes një kërkese të Ligjit për Lirinë e Informacionit.

Shumë fatkeqësi laboratorike i raportohen NIH-së, financuesi më i madh në botë i kërkimeve biomjekësore, por agjencia nuk ia kalon informacionin publikut, edhe në rastet që përfshijnë biolaboratorë të Nivelit 3 e të Nivelit 4.

Një incident i tillë ndodhi në vitin 2016, kur një studente e diplomuar në Universitetin e Uashingtonit nuk i tha mbikëqyrësit të saj për aksidentin derisa u sëmur dhe kërkoi trajtim në spitalin lokal.

Universiteti ia zbuloi aksidentin dhe infeksionin NIH-së, ku raporti u mbajt i fshehtë derisa The Intercept e nxorri gjashtë vjet më vonë.

“Kjo nuk është një gjë e mire.” – tha Scott Ëeaver, një imunolog i Universitetit të Teksasit dhe ekspert për virusin Chikungunya.

“Nëse ai person e dinte se kishte një gjilpërë dhe po punonte me virusin Chikungunya, duhet ta raportonte menjëherë. Njerëzit në dijeni të incidentit duhet ta kishin kuptuar se ekzistonte një rrezik shumë i vogël, por jo zero, që ata të transmetonin virusin.:

Chikungunya, i cili u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitet 1950, është një virus potencialisht vdekjeprurës që mund të çojë në artrit kronik. Në gjuhën lokale Makonde, emri i saj do të thotë ‘i përkulur nga dhimbja’. Shpërthimet e virusit u raportuan në Itali dhe SHBA midis 2007 dhe 2017.

Hetimi i The Intercept gjeti një gamë të gjerë aksidentesh të tjera në biolaboratorë gjatë një periudhe që përfshin 18 vjet. Për shembull, në vitin 2018, një studiues i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave në Maryland u prek nga MRSA pasi punoi me bakteret rezistente ndaj antibiotikëve. Universiteti i Karolinës së Veriut raportoi pesë arratisje të minjve laboratorikë në 2013 dhe 2014. Të paktën një nga brejtësit ishte infektuar me SARS.

Incidenti Chikungunya i Universitetit të Uashingtonit ishte ndër pesë lëndimet me gjilpërë të raportuara nga universiteti, pavarësisht se laboratori i saj ishte një strukturë e Nivelit 3 ku studiuesit mbajnë shtresa të dyfishta të veshjeve mbrojtëse, duke përfshirë dy palë doreza.