Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët po na pushtojnë” – Princ Leka debaton me gazetaren britanike për emigrantët: Po ju përmirësojnë shoqërinë


Gazetarja dhe komentatorja politike britanike Sophie Corcoran e ka cilësuar si “pushtim” emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim në “Twitter”, Corcoran shtron pyetjen se “Kur 40 000 burra shqiptarë britanikë futen në mënyrë ilegale në Britani… Nëse nuk është një pushtim, atëherë çfarë është?”.

Postim ky që ka marrë një përgjigje të menjëhershme dhe epike nga ana e Princ Lekës. Ai i është përgjigjur gazetares se kjo në fakt është një “përmirësim i shoqërisë britanike”.

Kjo përgjigje e Princ Lekës ka marrë vlerësime nga shumë shqiptarë, të cilëve ai nuk ka nguruar t’u përgjigjet.

Ai shkruan se ndihet i shqetësuar nga fenomeni: “shumica e shqiptarëve që largohen janë nga e djathta. Prioriteti im është mirëqenia e atyre familjeve që po përballen me të panjohurën teksa largohen nga Shqiperia. Nuk jam dakort që të ikin, por jam i ndjeshëm”.