Vendosni fjalën kyçe....

Policia italiane godet 4 rrjete të trafikut të drogës, 31 persona të arrestuar, mes tyre shqiptarë


Autoritetet në Itali thonë se kanë shkatërruar 4 rrjete kriminale të furnizimit me lëndë narkotike, duke u ndaluar plot 31 persona.

Sipas medieve italiane, gjithçka nisi pas arrestimit të një shqiptari. Pas këtij arrestimi, , agjentët e Policisë thuhet se identifikuan dhe prishën rrjetin e parë, duke sekuestruar një sasi të madhe kokaine nga Campania që do të futej në tregun e Rietit nga shqiptari i arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tij. Në atë rast janë arrestuar 8 persona të përfshirë në shitjen e mbi 200 gramëve kokainë, të cilët prisnin ngarkesën në një apartament në lagjen Villa Rieti.

Hetimet e mëpasshme bënë të mundur identifikimin e rrjeteve të tjera të furnizimit me drogë, ku në Terni u kap një tjetër shtetas shqiptar, i cili me bashkëpunimin e një gruaje, po transportonte 15 gr kokainë. Ndërkohë rrjeti tjetër ishte ai i një burri me banim në Contigliano, i cili kishte furnizuar një shpërndarës lokal droge me mbi 250 gram hashash. Në banesën e furnitorit të drogës u gjetën dhe mbi 100 gram kokainë, 200 gram hashash dhe 60 gram marihuanë.

Pas arrestimit të një klienti të tyre, me banim në Antrodoco, të cilit iu gjetën 10 gramë kokainë, dy bashkëshortët u arrestuan në flagrancë me mbi 1 kilogram hashash. Në sajë të këtyre aksioneve, u arrestuan 17 persona dhe po hetohen në gjendje të lirë 14 persona.

Pas hetimeve u arrestuan në flagrancë 17 persona dhe filloi hetimi në në gjendje të lirë për 14 persona të tjerë, të cilët rezultojnë përgjegjës për posedim droge për qëllime trafiku.