Vendosni fjalën kyçe....

Administrata Biden bashkëpunoi me Big Tech për të censuruar mediat sociale – The Intercept


Qeveria amerikane punoi krah për krah me platformat e mediave sociale për të censuruar ‘dezinformatat’ në internet – siç është historia e vërtetë e laptopit të Hunter Biden – zbuloi të hënën The Intercept, duke cituar dokumente të brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të marra përmes rrjedhjeve. Për më tepër, DHS planifikon të vijojë të censurojë opinionet në lidhje me Covid-19, ‘drejtësinë racore’ dhe mbështetjen në vijim të SHBA-së për Ukrainën.

“Pas dyerve të mbyllura dhe përmes presionit mbi platformat private, qeveria amerikane ka përdorur fuqinë e saj për të tentuar të formësojë diskutimin në internet.” – shkruajnë Lee Fang dhe Ken Klippenstein në raportin e së hënës.

Një nga zbulimet e tyre kryesore është se kompanitë e teknologjisë – duke përfshirë Twitter, Facebook, Reddit, Discord, Ëikipedia, Microsoft dhe LinkedIn – takoheshin me FBI-në dhe agjencitë e tjera qeveritare çdo muaj, para dhe që nga zgjedhjet e vitit 2020. Facebook madje krijoi një portal të veçantë që kërkon një email të zbatimit të ligjit për t’u aksesuar.

Procesi është përshkruar gjithashtu në emailet ndërmjet zyrtarëve të DHS-së, Twitter-it dhe OJQ-së Qendra për Sigurinë në Internet, ndërsa shënimet e takimit tregojnë se qeveria u bëri thirrje platformave të teknologjisë të ‘përpunojnë raportet dhe të japin përgjigje në kohë, për të përfshirë heqjen e dezinformatave të raportuara nga çdo platformë ku është e mundur’.

Shumë nga dokumentet u shfaqën për shkak të padisë nga Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, një republikan që tani po kandidon për Senatin e SHBA-së. Midis tyre ishte zbulimi se dy zyrtarë të FBI-së ishin përfshirë në komunikime të nivelit të lartë me Facebook-un për të bllokuar historinë e laptopit të Hunter Biden: Laura Dehmloë, shefe e seksionit të Task Forcës së Ndikimit të Jashtëm të FBI-së (FITF) dhe Elvis Chan, një agjent special në terren në San Francisko.

Historia faktikisht e vërtetë e publikuar në tetor 2020 u denoncua si ‘dezinformim rus’ nga kandidati për president asokohe Joe Biden dhe shumica e mediave të korporatave ndërsa Neë York Post, që nxorri hulumtimin u bllokuar si në Facebook ashtu edhe në Twitter.

Një dokument tjetër nga marsi tregon Dehmloë duke u thënë drejtuesve të Twitter se informacionet subversive në mediat sociale mund të minojnë mbështetjen për qeverinë amerikane.

Krijuar në vitin 2019 në përgjigje të pretendimeve të demokratëve se ‘ndikimi rus’ në mediat sociale çoi në zgjedhjen e Donald Trump si president në vitin 2016, FITF e FBI-së më vonë do ta zgjeronte kompetencën e saj në ‘analizën e dezinformimit’ rreth Covid-19.

Një draft i Rishikimit Quadrennial Homeland Security – një dokument strategjik i zbuluar në The Intercept, tregon se DHS synon të godasë ‘informacione të pasakta’ mbi tema duke përfshirë ‘origjinat e pandemisë Covid-19 dhe efikasitetin e vaksinave Covid-19, drejtësinë racore, tërheqja e SHBA-së nga Afganistani dhe natyrën e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën’.

Jen Easterly, që drejton Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së DHS (CISA), i dërgoi një mesazh një punonjësi të Microsoft në shkurt, duke thënë se agjencia ‘po përpiqet të na çojë në një pozitë ku FBI mund të punojë me platforma për të kuptuar më mirë tendencat e gabuara kështu që agjencitë përkatëse mund të përpiqen ta paraprijnë ose zbulojnë si të dobishme’.”

Në një konferencë në nëntor 2021, Easterly argumentoi se ‘infrastruktura më kritike është infrastruktura jonë njohëse, kështu që ndërtimi i asaj qëndrueshmërie ndaj dezinformatave dhe keqinformatave, mendoj se është tepër e rëndësishme’.

Procesverbalet e takimit të CISA tregojnë gjithashtu drejtorin e Nismës për Sigurinë e Zgjedhjeve, Geoff Hale, duke kërkuar përdorimin e organizatave jofitimprurëse të palëve të treta si një ‘bastion për informacionin e besuar për të shmangur shfaqjen e propagandës qeveritare’.

Administrata e Biden-it ka kërkuar të hedhë poshtë padinë e Schmitt-it si të mangët dhe argumentoi se mediat sociale hoqën vullnetarisht postimet pa ndonjë ndikim ‘shtrëngues’ nga qeveria, gjë që do të ndalohej sipas Amendamentit të Parë.

“Nëse një qeveri e huaj autoritare do t’i dërgonte këto mesazhe, nuk ka dyshim që ne do ta quajmë atë censure.” – tha Nadine Strossen, ish-presidente e Unionit Amerikan të Lirive Civile (ACLU), për The Intercept.