Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD-së e Manja përplasen për amnistinë në burgje: Do përdoren për zgjedhjet lokale të vitit 2023


Ministri i Drejtësisë Manja e deputetët e PD-së janë përplasur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare lidhur me projektin e qeverisë për aministi në burgje.

Manja tha se amnistia në burgje në periudhën e fundit të vitit është traditë që është ushtruar herë pas here që prej vitit 2013.

Ai shtoi se amnistia po studiohet nga Ministria e Drejtësisë e Drejtoria e Burgjeve dhe se do lehtësojë mbipopullimin në burgje.

“Unë kam ardhur në komision dhe për të ndryshuar një standart se diskutimi për buxhetin është politik e pastaj teknik. Nuk mund të vijë një institucion i varësisë për të diskutuar buxhetin, se po të ishte i karakterit teknik shifrat janë aty e diskutimi do ishte i mbyllur. Pra është standart që ne e vendosim. Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që ska lidhje me zgjehdjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve.” – tha Manja.

Ndërkohë opozita tha se nisma e qeverisë për aministi në  burgje vjen pak muaj para zgjedhjeve lokale dhe se ata mund të përdoren për të mbledhur vota.

“Duke qenë se në vitin që vjen është shpallur data e zgjedhjeve lokale a ka një studim lidhur me amnistinë apo është diçka që do bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? A ka ndonjë gjë të studiuar apo ka diçka që do shpërthejë para zgjedhjeve?” – tha deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri.

Deputeti tjetër i PD-së Salianji tha se në burgjet e vendit ka vetëm hallexhinj dhe se duhet arritur një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Keni dijeni për keqtrajtimin në burgje në Elbasan. Kam lexuar një letër që nuk kishte barazi në burgje. Ka qenë një periudhë protestash nga opozita dhe qëllimisht u la që këta protestues të shmangeshin nga amnistia e sot e kësaj dite dhjetëra prej tyre vijojnë nëpër dyert e gjykatave me presion nga qeveria. Në vendin tonë duket se burgjet po popullohen nga hallexhinjtë! Për të tjerët që janë vërtet rrezik nuk është puna juaj. Me Emiratet e Bahkuara psh ekstradimet janë të domosdoshme. Këta që ndërtojnë në mes të Tiranës që edhe vendosin se kush duhet të futet në burg, mendoj se është përgjegjësia juaj për të zgjidhur.”