Vendosni fjalën kyçe....

Rrumbullaku bën ndryshimet e para në Polici, emëron drejtorin e ri të Durrësit, Skënder Hitajn


Skënder Hitaj është drejtori i ri i policisë së Durrësit. Sipas “News 24” Hitaj pritet që të marrë sot detyrën, pas emërimit nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Hita deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës ku në Dibër është transferuar drejtori i Durrësit, Dhimitraq Ziu.

Skënder Hitaj është emri i parë i propozuar nga Muhamet Rrumbullaku, për drejtor qarku, ndërsa priten të tjera ndryshime në rang drejtorie dhe komisariate në vend.