Vendosni fjalën kyçe....

Meta para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë: Synimi ynë mbajtja e të rinjve në Shqipëri


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha se Konventa e sotme është tejet e rëndësishme pasi përveç zgjedhjet se organeve të reja drejtuese, do prezantohet edhe programi e statute i ri i partisë.

Ai tha se Partia e Lirisë është e angazhuar që Shqipëria t’i përkasë brezit të ri.

“Është një ditë e rëndësishme sepse është konventa e parë e Partisë së Lirisë. Më 25 korrik ishte konventa e fundit e LSI-së e cila mori vendimin për t’i hapur rrugë krijimit të Partisë së Lirisë. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë ku do prezantojmë programin dhe statutin e partisë si dhe angazhimin tonë që Shqipëria t’iu përkasë të rinjve. Partia e Lirisë ka këtë angazhim madhor që këta të rinj t’i mbajë këtu, t’i kthejë këtu dhe që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë. Falenderoj komitetin që gjysmë ore më parë përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Komiteti drejtues dhe kryesia, padyshim dhe kryetari. Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Është tregues i simpatizantëve për besimin e lidershipit tim. Për këshillat bashkiak, 50% do të jenë të rinj e të reja.” – tha Meta.